Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Prapaskenat e Shkëlqimit dhe Magjepsjes: Propaganda

Nga Baton Isniqi / CEL Kosova

Gjatë Javës së Krenarisë 2024 në Prishtinë, performancat e gjalla dhe transformuese të “Propaganda”, një projekt drag dhe queer nga Belgjika me një mision për të nxjerrë në pah queerness të margjinalizuar dhe të fshirë, veçanërisht atë me origjinë jo perëndimore-evropiane, mahnitën audiencën dhe lanë një gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që morën pjesë.

Ky artikull zhytet në historitë unike të Belli, Daisy Superbitch dhe Major Mathilde, duke eksploruar rezistencën, identitetin dhe shpresat e tyre për të ardhmen e performancave drag përmes intervistave ekskluzive me CEL Kosova.

Bashkohuni me ne ndërsa ju marrim në prapaskenë, për të festuar këto artiste të jashtëzakonshme

Më shumë se Grim: Një Udhëtim Dragtastic

Për anëtaret e “Propaganda”, drag është shumë më shumë se një performancë; është një mënyrë jetese, një formë shprehjeje dhe një deklaratë politike. Çdo performuese sjell një perspektivë unike në artin e saj, formësuar nga historitë personale dhe sfidat që i kanë hasur.

Belli, një hiper-fem e vetë-shpallur si dhelpër (vixen), performon drag tash e tre vjet dhe ka performuar në skenë për më shumë se tetë. Stili i saj merr frymëzim nga filmat ikonë me karaktere të forta femërore si “Kill Bill”, me një prekje të kulturës armene. Për Belli, drag nuk është vetëm një performancë por një festë e identitetit dhe vetëvlerësimit.

Duke reflektuar mbi udhëtimin, Belli tregon: “Duke u rritur jashtëzakonisht queer në një familje shumë tradicionale, gjithmonë pyesja pse më tërhiqte shkëlqimi dhe ngjyrat. Bota më thoshte se isha gabim, por përmes drag gjeta mashkulloritetin tim. Drag më dha mundësinë që më nevojitej për të shprehur feminitetin tim dhe duke e përqafuar atë, zbulova njeriun që jam vërtet.”

Si një emigrante në Belgjikë, performancat e Belli-it janë një homazh për rrënjët e saj dhe një zë për ata që nuk mund ta shprehin veten lirshëm. “Krijuam ‘Propaganda’ për të dhënë një perspektivë mbi jetët dhe udhëtimet tona si njerëz queer në Evropën Perëndimore. Performancat e mia drag janë frymëzuar politikisht nga luftërat që shoh në Armeni. Është e rëndësishme të bësh gjëra për veten por edhe të kesh parasysh komunitetet.”

Belli thekson përpjekjen e madhe që shkon në krijimin e një performance. “Publiku vetëm sheh performancën, por ka aq shumë prapa skenave—konceptet, kostumet, koreografitë dhe bashkëpunimet. Është sfiduese, por shpërblyese” shpjegon ajo.

Për vetveten e saj të re, Belli ofron fjalë sigurie dhe shprese: “Do ta kuptosh. Do ta njohësh veten dhe do të jesh krenar/e. Ne nuk përcaktohemi nga rregullat e shoqërisë për gjininë; jemi ato që jemi.”

Major Mathilde, një artiste drag, queer dhe hiper-feminine, gjithmonë është tërhequr nga shkëlqimi dhe magjepsja e performancës. Duke u rritur në një qytet të vogël, Mathilde u përball me turpërime të mëdha për shkëlqimin e saj. “Ekzistonte vetëm një mënyrë për të qenë një grua—diskrete dhe një grua e mirë e ardhshme. Shpesh më turpëronin për të qenurit shumë, për të qenurit tepër,” kujton Mathilde. “Mësuesja ime e vallëzimit më motivonte të isha vetvetja. Jam e lumtur që nuk ndryshova sepse tani festoj veten time”

Për Mathilde, drag ka të bëjë me komunitetet dhe krijimin e një hapësire ku të gjithë mund të shpëtojnë nga realiteti dhe të festojnë veten e tyre të vërtetë. “Është më e rëndësishme se kurrë të jesh prezent, të sjellësh gëzim dhe të krijosh një ndjenjë komuniteti” thotë Major Mathilde.

Mathilde e sheh drag si një prezencë të rëndësishme në shoqëri, sidomos ndërsa bëhet më mainstream. “Drag është bërë i popullarizuar në Belgjikë, me shfaqje në TV dhe prindër që ndjekin performancat, duke zbuluar dhe dashur këtë art.”

Mathilde imagjinon një të ardhme ku drag vazhdon të sfidojë normat shoqërore mes vështirësive. “Tani që drag është stigmatizuar si argëtim për të rritur, është më e rëndësishme se kurrë të jesh prezent dhe i dukshëm,” thotë ajo.

Mesazhi i saj për vetveten e saj të re është një mesazh validimi dhe krenarie: “Kisha të drejtë të isha kush isha. Jam e lumtur që nuk ndryshova veten time.”

Daisy, me tre vjet në drag dhe pesë vjet në botën e grimit, kombinon rrëfimin me artin vizual. Drag-u i saj është një përzierje e ndikimeve të ndryshme, duke filluar nga kinematografia dhe piktura deri te kabaret klasike, videoklipet muzikore dhe divat pop. Ajo mund të jetë kampy, eterike, poetike, sensuale, seksi dhe e guximshme. Qëllimi i saj është të krijojë një moment vizualisht të fuqishëm duke u transformuar në karakteret e ndryshme që jetojnë në imagjinatën e saj.

Udhëtimi i saj filloi me një fokus në rrëfimin që u zhvillua në një formë arti vizualisht tërheqës. “Drag më bën të lumtur dhe në paqe me veten time, por nuk ka kufij. Gjithmonë mund të zbulosh gjëra të reja për veten,” ndan ajo.

Daisy thekson natyrën e ndryshme të drag, që shtrihet përtej drag queens të popullarizuara në televizion. “Ka aq shumë lloje të drag, si drag kings, krijesat drag, dhe më shumë. Është absurde ta reduktosh atë vetëm në një performancë seksuale,” argumenton ajo. Ajo e sheh performancën drag si një udhëtim gjithmonë në zhvillim, duke sfiduar vazhdimisht veten për të zbuluar aspekte të reja të identitetit të saj. Pavarësisht sfidave, duke përfshirë kohën dhe paratë e investuara, Daisy gjen kënaqësi në artin e saj.

Për vetveten e saj të re, ajo do të këshillonte: “Mos humb veten duke u përpjekur të përshtatesh. Mbaje mendjen tënde lojtare dhe mos shpenzo kohë duke e fshirë veten për ata që nuk të shohin për atë që je vërtet.”

E Ardhmja e Drag-ut: Një Shpresë dhe Ndryshim

Ndërsa “Propaganda” vazhdon të performojë dhe të frymëzojë, ato shohin një të ardhme të ndritshme për drag, një ku vazhdon të thyejë barrierat dhe të sjellë njerëzit së bashku. Pavarësisht stigmatizimit të drag si thjesht argëtim për të rritur, performueset si Belli, Daisy dhe Mathilde po rizbulojnë çfarë do të thotë të jesh një artist apo artiste drag.

Për brezin e ri të individëve queer dhe artistëve të ardhshëm drag, mesazhi i “Propaganda” është i qartë: Bëhu i/e vërtetë me veten, përqafoni unikalitetin tuaj dhe kurrë mos ndaloni së festuari kush jeni. Përmes performancave dhe udhëtimeve personale tuaja, ofroni një shpresë dhe një dëshmi për fuqinë.