Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Mundësi praktike me pagesë në CEL Kosova 

29 Janar, 2024

CEL Kosova, një OJQ udhëheqëse e dedikuar për avancimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve LGBTI+, është e emocionuar të shpallë një thirrje të hapur për pozitë praktike.

CEL Kosova inkurajon aplikimet nga të gjithë kandidatët/et e kualifikuar/a, pa marrë parasysh identitetin gjinor, orientimin seksual, racën, etninë apo religjionin.

Rreth praktikës:

– Pozicioni: Praktikant/e;

– Kohëzgjatja: 5 muaj, 1 Mars deri me 31 Korrik;

– Vendndodhja: Prishtinë;

– Orari: Gjysëm Orari;

– Paga: me pagesë.

Përgjegjësitë:

– Të ndihmoni në organizimin e ngjarjeve, trajnimeve dhe fushatave ndërgjegjësuese;

– Mbështetja e aktiviteteve të CEL Kosova që promovojnë të drejtat e personave LGBTI+;

– Kryerja e analizave mbi çështjet përkatëse të komuniteteve LGBTI+






Kërkesat:

– Të pasionuar/a pas të drejtave të njeriut dhe çështjeve queer;

– Aftësi të forta komunikimi dhe pune në grup;

– Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe;

– Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën angleze;

– Të jetë i/e ri/e nga mosha 18 – 30 vjeç.

Përfitimet:

– Fitoni përvojë praktike në avokimin e të drejtave të njeriut;

– Punoni ngushtë me ekspertë të fushës;

– Kontribuoni në nisma kuptimplotë për komunitetet LGBTI+;

Si të aplikoni:

Kandidatët/et e interesuar/a ftohen të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër të shkurtër motivuese që përshkruan motivimin dhe aftësitë e tyre përkatëse në info@cel-ks.org deri më 16 shkurt 2024. Ju lutem shkruani në subject “Aplikimi për praktikë – CEL Kosova.”

Aplikantët/et e përzgjedhur/a nga lista e ngushtë, do të ftohen për intervistë.

Bashkohuni me ne në misionin tonë për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

Mezi presim të marrim aplikimet tuaja.