Trajnim me të rinjë për ngritjen e vetëdijes mbi të drejtat e komuniteteve LGBT në komunen e Prishtinës

CEL organizoi trajnim për të rinjë në Prishtinë. Ligjëruesit e ndryshëm mbajtën leksione për të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë për të drejtat e komunitetit LGBT, orientimin seksual, identitetin gjinor, rëndësinë dhe nevojën për aktivizëm e ndryshim social, kornizën ligjore të të drejtave të komunitetit LGBT si dhe tema të tjera relevante. Pjesëmarrësit patën mundësinë për t`u informuar rreth pozitës së komunitetit LGBT në shoqërinë kosovare.
Të gjithë participantët janë certifikuar në fund të trajnimit.
Trajnimi është pjesë e programit #EngagementforEquity – E4E, i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).