Punëtori me studentë të Shkencave Sociale – mbi pozitën e personave LGBTI në Kosovë

   

CEL mbajti punëtori tre ditore me studentë të shkencave sociale. Në këtë punëtori studentëve të shkencave sociale u mundësua të trajnohen lidhur me pozitën aktuale të personave LGBTI në shoqëri, session i cili u përcjell me terminologji për personat LGBTI dhe korrektësi në çasjen e personave LGBTI.

Studentëve u prezantua edhe korniza ligjore dhe ndryshimet e ligjeve në Kosovë ndër vite dhe ato rajonale. Përfshirë ligjin kundër diskriminimit në Kosovë, studentët u informuan lidhur me format e ndryshme të diskriminimit, teori të ndërthurrjes (diskriminim I shumëfishtë) dhe si të përballemi me situate të tilla.
Pas informimit dhe prezantimeve në teori, punëtoria vazhdoi me punë në grupe, ku pjesëmarrësve i u mundësua realizimi i projekteve lidhur me temat e lartëpërmendura në praktikë.

Në përfundim të punëtorisë, pjesëmarrësit reflektuan mbi privilegjin e disa grupeve dhe mungesën e mundësive të barabarta në shoqëri përmes lojës “Pozitat Sociale”.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Access To Justice for LGBTI persons in the Western Balkans”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe menaxhuar nga Norwegian Helsinki Committee.