REAGIM KUNDËR GJUHËS SË URREJTJES NË EMISIONE PUBLIKE

CEL konsideron shumë shqetësuese faktin që fytyra publike në emisione televizive kanë hapësirën të përdorin gjuhë të urrejtjes kundër personave LGBTI+. Duke pasë parasyshë situatën në shoqërinë tonë, është shumë me rëndësi të ju kushtohet vëmendje se çfarë përmbajtje publikohen nga mediat për shkak të rolit që kanë në ngritje të vetëdijes në popullatën e gjërë.


Më datën 6 Tetor është publikuar emisioni “Prime Time” në kanalin Youtube me prezantuesin Xhemajl Rexha ku të ftuar ishin Tomë Gashi dhe Milaim Zeka dhe disa mysafir të tjerë. Pas një përplasje mes të ftuarve, avokati Tomë Gashi i drejtohet në mënyre ofenduese dhe degraduese të ftuarit duke I thënë [citim]: “S’flas unë me p*edera”.Kjo gjuhë e përdorur në publik normalizon urrejtjen ndaj presonave LGBTI+ dhe nxit urrejtje ndaj popullatës së gjërë në Kosovë.
Kerkojmë nga instanca më të larta të reagojnë kundër gjuhës së perdorur nga avokati Tomë Gashi dhe kundër KANAL 10 për lejimin e një gjuhe të tille në emisione televizive.
Përseri, bëjmë thirrje mediave të kenë kujdes të shtuar në përmbajtjen e emisioneve që publikohen që janë të dëmshme, të distancohen nga një gjuhë e tillë dhe të mbajnë përgjegjës mysafirët e tyre në raste të tilla. Kërkojmë nga mediat të distancohen nga një gjuhë e tillë dhe kërkim falje publike ndaj personave LGBTI+ në Kosovë për dëmtimin e pozitës së tyre në shoqëri.