Pozitë pune: Koordinator/e i/e Programit

Qendra për Barazi dhe Liri e komunitetit LGBT në Kosovë (CEL Kosova) është themeluar në korrik 2013 me qëllim të fuqizimit të komunitetit LGBT në Kosovë.

CEL parandalon diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, ndërgjegjëson popullatën e përgjithshme për të drejtat LGBT dhe avokon për të drejta të barabarta dhe mosdiskriminim të komunitetit LGBT në Kosovë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. CEL u krijua si përgjigje ndaj diskriminimit të vazhdueshëm, stigmatizimit dhe paragjykimit të shoqërisë ndaj personave LGBT dhe mbrojtjes së personave LGBT në Kosovë.

Koordinator i Programit

Ne jemi duke kërkuar për një Koordinator të Programit për t’iu bashkuar ekipit tonë në Programin Mbështetës

Pozita: Koordinator i Programit

Orari: 40 orë në javë (me kohë të plotë)
Vendndodhja: Prishtinë
Afati i aplikimit: 13 janar 2023
Fillimi i punës: shkurt, 2023

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Koordinon zbatimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të programit të implementuar nga CEL Kosova.
Kryen hulumtime të plota në zyre dhe në terren.
Mban kontakte të rregullta me Drejtorin e Programit dhe palët e tjera të interesuara.
Përgjegjës për të gjithë logjistikën në lidhje me aktivitetet e programit.
Koordinon zbatimin e aktiviteteve të programit
Organizon dhe koordinon aktivitete të ndryshme të parashikuara në program,
Prodhon të gjitha raportet e nevojshme të rregullta mujore dhe tremujore,
Menaxhon zyren;
Koordinon dhe mban komunikime me palët relevante të interesit në Kosovë.
Merr pjesë në takime organizative, ndjek statusin e zbatimit të projektit sipas planeve të punës dhe koordinon komunikimin ndërmjet drejtorit, ekipit financiar dhe organizatave partnere;
Përgatit planet e punës dhe kalendarët e aktiviteteve për projekte në përputhje me planet e përgjithshme organizative;
Monitoron të gjitha aspektet që lidhen me shpenzimet e aktivitetit në përputhje me buxhetin;
Mban korrespondencë dhe komunikim të rregullt me donatorët, organizatat partnere dhe palët e tjera të interesuara;
Përfaqëson organizatën në nivel lokal dhe rajonal (vizita të mundshme jashtë vendit)

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

Diplomë Bachelor në shkenca sociale
Së paku një vit përvojë pune në zbatimin e projekteve në një OJQ ose organizata të tjera.
Preferohet përvoja e punës me projekte të fokusuara në grupe të ndryshme.
Njohuri për kontekstin social dhe politik të Kosovës
Aftësi të shkëlqyera të të folurit dhe të shkruarit në shqip dhe anglisht.
Aftësi të shkëlqyera kompjuterike.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
Aftësi për të kryer detyra të ndnryshme dhe për të planifikuar sipas afateve kohore të dakorduara.
Aftësi për të punuar individualisht me pak mbikëqyrje dhe si pjesë e grupit.
Të vetë-motivuar dhe të pasionuar për të kontribuar në rritjen e organizatës.
Të gatshëm për të punuar në një mjedis pune të larmishëm dhe dinamik.

Për të aplikuar dërgoni email në info@cel-ks.org me subjektin “Koordinator i programit” (nëse po aplikoni për këtë pozicion). Ju lutemi bashkëngjitni aplikacionit:

C.V.;
Letër motivimi;
Emrat dhe detajet e kontaktit të dy personave që CEL Kosova mund të kontaktojë për të marrë referencë.

Afati i fundit: 22 janar 2023

Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervistë deri më 25 janar 2023.

Aplikacionet e pakompletuara dhe aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike tek stafi i CEL-it nuk pranohen dhe thirrje të tilla mund të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e për këtë pozitë.