Konferenca ‘Angazhimi institucional për komunitetin LGBTI’

CEL organizoi konferencën: ‘Angazhimi institucional për komunitetin LGBTI’ ku qëllimi i konferencës ishte promovimi i debatit mbi çështjen LGBTI dhe inkurajimi i dialogut ndërmjet institucioneve të vendit dhe palëve të tjera që merren me çështjet e komunitetit LGBTI në Kosovë.

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë (IDAHOT 2018)

Edhe këtë vit u shënua dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë me aktivitete të ndryshme.
Me 17 Maj në sheshin “Nëna Tereza” së bashku me CSGD kemi hapur ekspozitën “QE PSE…” ku janë përzgjedhur komente me përmbajtje homofobike dhe transfobike që janë dërguar pas paradës së krenarisë.
Aktiviteti vazhdoi në Teatrin Oda ku shumë pjesëtarë të komunitetit LGBTQ+ dhe përkrahës shfaqën talentin e tyre me anë të poezive, këndimit dhe performancave DRAG në shfaqjen “Diversity// The new flavour”.
Si çdo vit, edhe kësaj rradhe u ndezën dritat me ngjyrat e flamurit LGBTQ+ në Qeveri.

     

 

 

Panel diskutimi me aktivistët e shteteve të rajonit

Panel diskutimi me aktivistët e shteteve të rajonit: Shqipëria, Maqedonia, Sërbia, Bosnia, si dhe me organizatorin e paradave nga Amsterdami.
Tema e këtij paneli ishte “Situata e komunitetit LGBTI në vendet që ata përfaqësojnë, si dhe sfidat që ata përballen gjatë organizimeve të paradave në vendet e tyre.

Ky panel dhe e gjithë java e krenarisë janë mbështetur nga: Civil Rights Defenders, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Bashkimi Europian dhe USAID-ATRC.

 

Takim me grupin këshillëdhënës dhe koordinues për të drejtat e komunitetit LGBTI

Është mbajtur takimi me grupin këshillëdhënës dhe koordinues për të drejtat e komunitetit LGBTI (lesbike, gej, biseksual, transgjinorë dhe intersex), në Hotel “Sirius”- Prishtinë. Gjithashtu në këtë takim organizatat CSGD dhe CEL Kosova prezantuan hulumtinin “Manual i praktikës psikologjike me klientët/et lezbike, gej dhe biseksual/e”

Promovimi i librit “Lëvizja LGBT”

U promovua libri “Lëvizja LGBT” i publikuar nga Qendra për Liri dhe Barazi të Komunitetit LGBT në Kosovë (CEL Kosova). Ky është libri i parë i këtij lloji i publikuar në Kosovë.

Libri ka përmbajtje informative për komunitetin LGBT në Kosovë, në shtetet në rajon dhe botë; të dhëna mbi terminologjinë dhe data të rëndësishme, histori personale dhe kontributin e komunitetit LGBT.

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Prezanzimi i “Manualit të praktikës psikologjike me klientët/et lezbike, gej dhe biseksual/e”

“Manuali i Praktikës Psikologjike me Klientët/et Lezbike, Gej, dhe Biseksual/e”; i publikuar nga Qendra për Liri dhe Barazi të Komunitetit LGBT në Kosovë (CEL Kosova), u prezantua në “Orion- Conference Center”.

Manuali iu ofron psikologëve informata dhe vegla bazike për këshillimin e personave lezbike, gej dhe biseksual/e (LGB), në fushat e vlerësimit, intervenimit, identitetit, dhe marrëdhënieve. Si i tillë ai iu shërben psikologëve gjatë ofrimit të praktikës afirmuese për lesbike, gej, dhe biseksual/e.

Ky manual u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Panel diskutimi me temën “Komuniteti LGBT- si ishte; si është; dhe si do të jetë”

Është mbajtur një panel diskutimi me temën “Komuniteti LGBT- si ishte; si është; dhe si do të jetë”. Në këtë panel morrën pjesë: Rina Braimi nga CEL, Agim Margilaj nga CSGD, dhe Liridon Veliu nga QESh. Ky ishte njëri prej disa aktiviteteve që CEL, dhe organizatat e tjera e mbajtën për javën e të drejtave të njeriut.

Ky aktivitet është pjesë e projektit Engagement for Equity, i financuar nga ATRC/USAID.

Personat LGBT vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha

Pas prezantimit të situatës aktuale për personat LGBT në shoqërinë tonë dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky komunitet, Rajmonda Sylbije, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Barazi dhe Liri për Komunitetin LGBT në Kosovë (CEL) hapi debatin që u organizua dhe mbajtur në Pejë (i pari i këtij lloji) nga organizata e përmendur më lart.

Znj. Sylbije deklaroi si vijon: “Personat LGBT vazhdojnë të jetojnë dyfish, prandaj një nga komponentët kryesorë të organizatave tona është fuqizimi i personave LGBT, si dhe ngritja e vetëdijes në mesin e popullatës së përgjithshme kosovare për pranimin e tyre si një komponent i barabartë i shoqërisë.

“Lidhur me kornizën ligjore të Kosovës, Teuta Hoxha nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) tha se duke analizuar këtë kuadër ligjor lidhur me të drejtat e barabarta për personat LGBTI është shumë e qartë se Kosova ka një Kushtetutë shumë të avancuar; Megjithatë, sipas Hoxhës “pengesa më e madhe me të cilën përballemi është mungesa e diskutimit për personat LGBT, sepse vetëm grupe të vogla avokojnë dhe diskutojnë për komunitetin dhe nuk mjafton që të ketë një ndikim më të madh”.
Duke theksuar rolin e rëndësishëm të Avokatit të Popullit, Shqipe Malaj përmendi se sistemi jofunksional është një nga problemet më të mëdha në lidhje me të drejtat LGBTI, prandaj sipas saj “Zyra e Avokatit të Popullit vazhdimisht përpiqet të ofrojë kushtet më të mira të mundshme për parashtrimin e ankesave për çdo pakënaqësi që mund të lindin “, duke vazhduar me faktin se ngritja e ndërgjegjësimit në mesin e popullatës së përgjithshme është një nga aspektet më të rëndësishme në të cilat duhet të përqendrohemi.
Ky aktivitet u mbajt si pjesë e programit Engagement for Equity, i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID, dhe i implementuar nga Qendra Burimore për Trajnim të Avokimit – ATRC.

Ceremonia përmbyllëse e shkollës verore 2015

Ceremonia e diplomimit të klasës së parë të Shkollës Verore për Gjini dhe Seksualitet, organizuar nga CEL dhe Programi i Universitetit për Studime dhe Hulumtime Gjinore.

Ky event është mbështetur nga Civil Rights Defenders.