Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Trajnim për ngritjen e vetëdijes mbi të drejtat e komuniteteve LGBTI në komunen e Prishtinës

25 Gusht, 2023

CEL organizoi trajnim për të rinjë në Prishtinë. Ligjëruesit e ndryshëm diskutuan mbi të drejtat e njeriut, ku fokusi i veçantë ishte në të drejtat e komuniteteve LGBTI, orientimin seksual, identitetin gjinorë, rëndësinë dhe nevojën për aktivizëm e ndryshim social, poashtu mbi kornizën ligjore të të drejtave të komuniteteve LGBTI si dhe tema të tjera relevante. Pjesëmarrësit patën mundësinë për t`u informuar rreth pozitës së komuniteteve LGBTI në shoqërinë kosovare.
Të gjithë participantët janë çertifikuar në fund të trajnimit.
Trajnimi është pjesë e programit #EngagementforEquity – E4E, i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).