Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Punëtori me Zyrtarë Policor të komunave të ndryshme

25 Gusht, 2023

CEL ka organizuar një punëtori me Zyrtarë Policor të komunave të ndryshme ku qëllimi i kësaj punëtorie ishte ngritja e vetëdijes mbi të drejtat e komuniteteve LGBTI në Kosovë si dhe mënyrën se si duhet të identifikohen dhe trajtohen rastet e diskriminimit dhe dhunës në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Access To Justice for LGBTI persons in the Western Balkans”, i mbështetur nga Ministria e Puneve të Jashtme e Norvegjisë dhe menaxhuar nga Norwegian Helsinki Committee .