Increasing participation of marginalized groups in Kosovo

U mbajt konferenca e organizuar nga ATRC me temën: “Rritja e pjesëmarrjes së grupeve të margjinlizuara në Kosovë” në panelin e titulluar “Komunitetet LGBT dhe shoqëria kosovare” ku ishin të ftuar:
Avokati i popullit – Hilmi Jashari, i cili diskutoj për rolin e tij në mbrojtjen e komuniteteve LGBTI si dhe për mangësit e ligjeve në fuqi ,
Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të mirë, diskutoj mbi arritjet dhe sfidat e institucioneve shtetërore në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBTI, ndërsa Prof.dr. e Sociologjisë, Linda Gusia njëkohesisht dhe anëtare e bordit të CEL diskutoj për Seksualitetin dhe cështjet LGBTI, duke shpjeguar rolin a arsimit si të rëndësishëm për komunitetet LGBTI.

Të ftuar në këtë panel ishin edhe Arbër Nuhiu nga CSGD dhe Rajmonda Sylbije nga CEL ku me të pranishmit diskutuan për pozitën e komuniteteve LGBT, me ç’rast Drejtoresha e organizates CEL Rajmonda Sylbije në fund të diskutimit theksoi që: Nuk ka kohë të presim kur janë në pyetje jetët e njerëzve dhe tek të drejtat e njeriut nuk ka prioritizime.