Pozitë pune: Menaxher/e i/e Programit

Qendra për Barazi dhe Liri e komunitetit LGBT në Kosovë (CEL Kosova) është themeluar në korrik 2013 me qëllim të fuqizimit të komunitetit LGBT në Kosovë.

CEL parandalon diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, ndërgjegjëson popullatën e përgjithshme për të drejtat LGBT dhe avokon për të drejta të barabarta dhe mosdiskriminim të komunitetit LGBT në Kosovë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. CEL u krijua si përgjigje ndaj diskriminimit të vazhdueshëm, stigmatizimit dhe paragjykimit të shoqërisë ndaj personave LGBT dhe mbrojtjes së personave LGBT në Kosovë.

Menaxher i Programit

Po kërkojmë një Menaxher Programi për t’iu bashkuar ekipit tonë energjik dhe për të ndihmuar në realizimin e programeve tona dinamike.

Pozita: Menaxher i Programit
Orari: 40 orë në javë (me kohë të plotë)
Vendndodhja: Prishtinë
Afati i aplikimit: 13 janar 2023
Fillimi i punës: shkurt, 2023

Përgjegjësitë:

Menaxhon projektet e caktuara në mënyrë të vazhdueshme, duke përfshirë përgatitjen e progresit dhe raportet narrative përfundimtare, ndërlidhjen e drejtpërdrejtë me donatorët e caktuar, koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive që rezultojnë nga projektet e caktuara, në koordinim me Koordinatorët e Programit;
Ndihmon kur dhe nëse nevojitet në zhvillimin e projektit dhe shkrimin e propozimeve;
Inicon, realizon dhe mbikëqyr të gjitha ngjarjet, aktivitetet dhe programet e ngritjes së kapaciteteve të organizatës.
Menaxhon orarin e ngjarjeve të përcaktuara, duke siguruar që të gjitha aktivitetet të organizohen dhe zbatohen siç janë planifikuar, duke përfshirë organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit të përzgjedhjes për thirrjet e hapura (për trajnime, punëtori, etj.) dhe bën të gjitha aranzhimet logjistike për ofrimin e projekteve individuale, duke përfshirë (por pa u kufizuar në) kontaktimin dhe konfirmimin e folësve dhe përkthyesve, rezervimin e vendeve dhe pijeve freskuese, rregullimin e udhëtimit dhe akomodimit, blerjen e burimeve të nevojshme, koordinimin e kontakteve dhe komunikimeve, etj.;
Mban marrëdhënie me partnerë të jashtëm, merr pjesë në aktivitetet e organizatave partnere.
Hulumton rreth aktiviteteve të mundshme për ngjarje të ardhshme, propozon ide të reja dhe i zbaton ato, zhvillon strategji për organizim efikas dhe të suksesshëm të eventeve dhe programe për ngritjen e kapaciteteve;
Organizon aktivitete ad-hoc, ngjarje dhe/ose projekte që mund të ndodhin ndërkohë.

Kandidati i duhur për këtë pozicion duhet të jetë:

I organizuar dhe i sigurt në menaxhimin e njerëzve, ngjarjeve dhe projekteve;
Të mbikëqyr menaxhimin e projekteve kryesore të organizatës;
Të identifikojë mundësi të reja për mbledhjen e fondeve për organizatën;
Të zhvillojë dhe shkruaj projekt propozime kryesisht për donatorë ndërkombëtarë;
Të mbajë komunikim të rregullt me donatorë dhe organizata partnere;
Të menaxhojë në mënyrë të organizuat njerëzit, ngjarjet dhe projektet;
Të mbikëqyrë zbatimin e përgjithshëm të projektit;
Të marrë pjesë në takime organizative, të mbajë shënime për statusin e projektit dhe të koordinojë komunikimin ndërmjet Drejtorit të Programit, ekipit zbatues, ekipit financiar dhe organizatave partnere dhe financuese;
Të monitorojë dhe vlerësojë  performancën e punonjësve të organizatës;
Të zhvillojë plane të integruara të projekteve, plane të zbatimit dhe vlerësime të kostos për projektet kryesore afatgjata;
Të përgatis plane të përgjithshme organizative të punës dhe kalendarëve të aktiviteteve;
Të ndihmojë organizatën me aktivitete të rregullta dhe çështje ad-hoc.
Të përfaqësojë organizatën në nivel lokal dhe rajonal (vizita të mundshme jashtë vendit)

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

Diplomë Bachelor/Master në fushën përkatëse;
Së paku tre vjet përvojë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve komplekse në OJQ, duke përfshirë të paktën një vit përvojë në menaxhimin e eventeve;
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze me shkrim;
Gjuhët: Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze (Serbishtja është plus, por jo kërkesë).

Për të aplikuar dërgoni email në info@cel-ks.org me subjektin “Menaxher i programit” (nëse po aplikoni për këtë pozicion). Ju lutemi bashkëngjitni aplikacionit:

C.V.;
Letër motivimi;
Emrat dhe detajet e kontaktit të dy personave që CEL Kosova mund të kontaktojë për të marrë referencë.

Afati i fundit: 22 janar 2023

Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervistë deri më 25 janar 2023.

Aplikacionet e pakompletuara dhe aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike tek stafi i CEL-it nuk pranohen dhe thirrje të tilla mund të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e për këtë pozitë.