Pozitë pune: Jurist/e

CEL Kosova shpallë pozitë të hapur pune me orar të pjesshëm për Jurist/e. Kandidatët/et e përzgjedhur/a planifikohet të fillojnë punën gjatë muajit shkurt 2023! Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në gjuhën shqipe ose angleze, si dhe dy referenca të ndryshme, në info@cel-ks.org me titull “Jurist/e”, deri me 22 janar 2023.
Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët/et e suksesshëm/e duhet të plotësojnë kërkesat minimale:

  • Angazhim maksimal për të avancuar pozitën e personave LGBTIQ+ në Kosovë;
  • Së paku dy vite përvojë pune;
  • Të ketë aftësi pune në një ambient divers dhe nën presion;
  • Njohuri dhe ndjeshmëri për personat LGBTIQ+ dhe qasje njerëzore;
  • Qasje e kujdesshme në komunikimin dhe punën me personat që kanë përjetuar trauma të shkaktuar si pasojë e përjetimit të formave të ndryshme të dhunës;
  • Njohuri për kornizën ligjore në Kosovë dhe aftësi për të mbështetur ndërmarrjen e hapave proceduralë për të mbajtur institucione të ndryshme të përgjegjshme për zbatimin e përgjegjësive të tyre ligjore;
  • Njohuri mbi qështjet gjinore dhe të personave LGBTIQ+ apo i/e apasionuar për të fituar më shumë njohuri në këtë fushë;
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme dhe gjuha serbe do të konsiderohet përparësi.

    Detyrat përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

Rishikimi i dokumenteve ligjore të Klientit, kontratave të punës me të punësuarit dhe marrëveshjeve të nënshkruara me palë të treta brenda dhe jashtë Kosovës;

  • Rishikimi i akteve të brendshme të Klientit në përputhje me përcaktimet ligjore të Ligjit te Punës dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi;
  • Të mirëmbajë databazën e organizatës;
  • Ofrimi i këshillave ligjore për çështje që lidhen me veprimtarinë e Klientit;
  • Ofrimi i këshillave ligjore dhe përfaqësimit pranë institucioneve për personat që raportojnë rastet e keqtrajtimit, dhunës, diskriminimit dhe shkeljeve tjera të të drejtave të njeriut tek Klienti;
  • Hulumtimi, analiza dhe draftimi i opinioneve ligjore në lidhje me çështje ligjore që lidhen me veprimtarinë e Klientit;
  • Pëcjellja e rasteve  te Klientit dhe të palëve të referuara nga Klienti pranë institucioneve shtetërore e private, si para gjykatës, përmbaruesve privatë, policisë, prokurorisë, paneleve të arbitrazhit si dhe institucioneve tjera në Kosovë;
  • Ofrimi i sesioneve informative në lidhje me denoncimin e rasteve pranë organeve të rendit dhe mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT+;
  • Kryerja e shërbimeve tjera sipas marrëveshjes së ndërsjelltë të Palëve
  • Të asistoj personat LGBTIQ+  që janë viktima të formave të ndryshme të dhunës gjatë trajtimit të rasteve të tyre nga gjykatat vendore të të gjitha niveleve;
  • Të ndihmojë përfaqësueset e OJQ-ve të përpilojnë ankesat dhe të adresojnë ato tek institucionet relevante me qëllim të kërkimit të llogaridhënies në rastet kur institucionet nuk reagojnë në përputhje me kornizën ligjore;

    Aplikacionet e pakompletuara dhe aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike tek stafi i CEL-it nuk pranohen dhe thirrje të tilla mund të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e për këtë pozitë.

    CEL është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e personave LGBTIQ+ në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. CEL e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.