Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Queer TV

Ndarja e storjeve personale dhe intime brenda familjes në storje televizive është bërë një normalitet në industrinë e televizionit, reprezentojnë ende një koncept konservator të familjes, me role të përcaktuara brenda familjes e të ndara në bazë të seksit e gjinisë.

Gjatë verës, këto storje televizive shtohen në numër të madh për shkak të një tradite të viteve të fundit që të ndiqen sa më shumë historitë familjare, sa më intime, nga diaspora.

Në këto qindra storje që gjenden në internet të publikuara nga vet televizionet tona, reklamojnë vetëm një version të familjes, atë heteroseksual, me prijës patriarkal dhe ku seksi është formë e nënshtrimit dhe përcaktues i normave morale.

Mungon komplet narrativa e një familje gay, lesbian, trans apo thjesht queer në këto storje.

Duke luajtur me sentimentin e ndarjes së storjeve tepër personale me shumë intriga, storja e Queer TV është një satire brutale, për të tërhequr vëmendjen në versione të ndryshme

Storja e Sevdijes – një person transgjinor – që vjen të jetojë në Kosovë, është e shkruar në mënyrën më sipërfaqësore të mundshme për të dalë sa më e ngjajshme me shumicën e storjeve ku flitet për familjen, për ngacmimet, për rregullat e Kanunit, dhe për drejtësinë e odave.

Ky aktivitet është mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Kosovo