Eventi më i madh ”Defender’s Days”

Filloi eventi më i madh ”Defender’s Days” i organizuar nga organazata Civil Rights Defenders në Suedi i cili ka për qëllim bashkimin e partnerëve aktivistë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve, sensibilizimin në mes tyre, si dhe prezentimin e mënyrës së aktivizmit nëpër Shtetet e tyre. Në këtë event po marrin pjesë edhe dy aktiviste nga organizata Qendra për Liri dhe Barazi (CEL).

Konferenca ‘Rritja e pjesëmarrjes së grupeve të margjinlizuara në Kosovë

U mbajt konferenca e organizuar nga ATRC me temën: “Rritja e pjesëmarrjes së grupeve të margjinlizuara në Kosovë” në panelin e titulluar “Komuniteti LGBT dhe shoqëria kosovare” ishin të ftuar: Avokati i popullit – Hilmi Jashari, i cili foli për rolin e tij në mbrojtjen e komunitetit LGBTI si dhe për mangësit e ligjeve në fuqi , Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të mirë, me c’rast foli për arritjet dhe sfidat e institucioneve shtetërore në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBTI kurse Linda Gusia sociologe njëkohesisht dhe anëtare e bordit të CEL diskutoj për Seksualitetin dhe cështjën LGBTI, duke shpjeguar rolin a arsimit si të rëndësishëm për komunitetin LGBTI.

Read More