Qendra për Barazi dhe Liri të Komunitetit LGBT në Kosovë (CEL) është themeluar në korrik 2013 me qëllim të fuqizimit të komunitetit LGBT në Kosovë.
CEL parandalon diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, ndërgjegjëson popullatën e përgjithshme për të drejtat LGBT dhe avokon për të drejta të barabarta dhe mosdiskriminim të komunitetit LGBT në Kosovë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. CEL u krijua si një përgjigje ndaj diskriminimit të vazhdueshëm, stigmatizimit dhe paragjykimit të shoqërisë ndaj personave LGBT dhe mbrojtjes së njerëzve LGBT në Kosovë
Deri më tani, CEL ka kërkuar të bëhet një forcë shtytëse për krijimin e një shoqërie përparimtare, të shumëllojshme dhe tolerante në Kosovë drejt komunitetit LGBT; një motivues për ndryshimin e ndërtimeve tradicionale sociale dhe një sistem mbështetës për të siguruar të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë. CEL gjithashtu ka kërkuar të forcojë kornizën ligjore për njerëzit LGBT në Kosovë, si dhe të rrisë pjesëmarrjen e njerëzve LGBT në mekanizmat dhe projektet përkatëse ndërkombëtare dhe rajonale dhe projekte të dobishme për komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi. Pavarësisht se është një organizatë shumë e re, CEL ka arritur të bëhet një nga organizatat kryesore dhe forcat lëvizëse për fuqizimin e komunitetit LGBTI në Kosovë duke promovuar dhe mbrojtur të drejtat e LGBTI dhe duke punuar drejt krijimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse që mbron barazinë dhe njeh dhe respekton diversitetin .
Organi më i lartë drejtues i CEL është bordi i drejtorëve i cili përbëhet nga pesë anëtarë. Përveç stafit kyç të përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e programit, CEL siguron një numër të konsulentëve të jashtëm dhe ka një rrjet të gjerë aktivistësh dhe vullnetarë LGBTI, të cilët janë të përfshirë direkt në programet dhe nismat e CEL.
Komunitetet dhe individët LGBTIQ+ janë jashtëzakonisht të shumëllojshëm dhe përballen me një numër të çështjeve të përbashkëta dhe të veçanta shëndetësore dhe përfshirje sociale. Prandaj, CEL kupton se anëtarët e komuniteteve LGBTIQ+ mund të kenë nevojë për mbështetje kur përballen me një gamë të gjerë të rrethanave dhe emocioneve.
Nga çështjet që kanë të bëjnë me daljen haptaz dhe diskriminimin, ngacmimin, dhunën, ankthin, depresionin ose shqetësime të tjera shëndetësore, abuzimin dhe krizat e tjera, CEL synon të siguroj mbështetjen që personave LGBTIQ+ iu nevojitet.
Kështu, nëpërmjet Programit të Mbështetjes, CEL punon për të siguruar që personat LGBTIQ+ të kenë qasje në një hapësirë të sigurt dhe pa gjykim, të kuptohen dhe të kenë qasje në ndihmë psikosociale dhe shërbime të ndihmës juridike duke përfshirë: mbështetje individuale, grupe mbështetëse këshillimi, grupe mbështetëse të familjes dhe përkrahësve, grupe diskutimi në Drop-In, ndihmë juridike falas, strehim dhe burime të tjera të komunitetit. Përveç spektrit të gjerë të aktiviteteve brenda Programit të Mbështetjes, CEL siguron përkrahje dhe lidh njerëzit LGBTIQ+ për të ndërtuar një rrjet mbështetës për ndarjen e përvojave. Po ashtu, Programi i Mbështetjes vepron si një rrugë drejt shumë programeve dhe iniciativave të CEL.
Tërësisht përmes Programit të Ngritjes së Kapaciteteve, CEL punon me njerëzit LGBTIQ+ për të rritur aftësitë, njohuritë dhe vetëbesimin e tyre. Programi i Ndërtimit të Ngritjes së Kapaciteteve gjatë një përvoje transformuese të mësimit fuqizon njerëzit LGBTIQ+. Duke ofruar programe, trajnime dhe mentorim, dhe mundësi të angazhimit ku ata mund të fitojnë aftësi thelbësore, duke përfshirë aftësi për zhvillim e lidership , personat LGBTIQ+ mund të bëhen kontribues aktivë për komunitetet LGBTQ+ në Kosovë dhe më gjerë. Për më tepër, nëpërmjet fuqizimit të personave LGBTIQ+, ne jemi në gjendje të zhvillojmë komunitete dhe të ndikojmë në proceset politike. CEL gjithashtu punon në partneritet me të tjerët për të ndërtuar komunitete LGBTIQ+ të forta, të bashkuara dhe me influencë. Përveç punës me personat LGBTIQ+, CEL zhvillon programe dhe punon me të rinj dhe palë të tjera jo LGBTIQ+ për të rritur kuptimin e tyre rreth çështjeve dhe të drejtave LGBTIQ+. CEL trajnon ofruesit e shërbimeve sociale, agjencitë qeveritare, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe të tjerët, për të ndihmuar ata që t’u shërbejnë më mirë personave të ndryshëm LGBTIQ+.
Programi i Avokimit dhe Aktivizmit thekson përpjekjet në të gjithë vendin për të edukuar, trajnuar, nxitur dhe frymëzuar qytetarët e të gjitha gjinive që të rriten si zëra për ndryshim dhe përkrahës për komunitetet LGBTIQ+. Duke udhëzuar dhe zhvilluar një brez të ri të aktivistëve LGBTIQ+, ne po forcojmë lëvizjen LGBTIQ+ përderisa edukojmë publikun rreth çështjeve LGBTIQ+, mobilizojmë komunitetet, avancojmë nismat dhe ligjet e politikave, dhe bashkëpunojmë me udhëheqësit politikë dhe vendimmarrësit në mbarë Kosovën për të përmirësuar kuadrin ligjor, për të promovuar barazinë dhe drejtësinë për njerëzit LGBTIQ+.
Përmes punës së vet në avokim dhe proceset e hartimit të politikave, CEL kërkon veçanërisht që zërat e njerëzve LGBTIQ+ të dëgjohen dhe të luajnë rol kyç në formësimin dhe ndikimin e politikave dhe ligjeve që i prekin ato. Në këtë kuadër, CEL punon dhe bashkëpunon me institucionet relevante dhe palët e interesit për të siguruar që të gjitha të drejtat LGBTIQ+ mbrohen, në mënyrë që personat LGBTIQ+ të mund të jetojnë jetë kuptimplotë.