Takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Së bashku me kolegët nga Qendra për Barazi dhe Liri e Kosovës dhe Parada ponosa Beograd – Parade Pride e Beogradit ne patëm një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Ne diskutuam për statusin e LGBTI në rajon, sfidat e aktivistëve LGBTI dhe mënyrat se si të mbështesim luftën tonë për një shoqëri pa diskriminim, dhunë dhe urrejtje ndaj LGBTI. Faleminderit edhe një herë, Komiteti Norvegjez i Helsinkit për rregullimin e këtij takimi!