Qendra për Barazi dhe Liri të komunitetit LGBT në Kosovë (CEL) u themelua në korrik të vitit 2012, me qëllim të fuqizimit të komunitetit LGBT në Kosovë, parandalimit të diskriminimit të bazuar në orientimin seksual, ngritjes së vetëdijes së popullatës së përgjithshme rreth të drejtave LGBT dhe avokimit për të drejta të barabarta dhe mosdiskriminim të komunitetit LGBT në Kosovë, në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës. CEL gjithashtu përpiqet te fuqizoi kornizën ligjore lidhur me komunitetin LGBT në vend, si dhe ngritjen e nivelit të pjesmarrjes aktive të komunitetit në mekanizmat relevant, ndërkombëtar dhe projektet e dobishme për komunitetin dhe shoqërine, në përgjithësi.

Stafi dhe aktivistët e CEL-it kanë një nivel të konsiderueshëm përvoje në cështjet e të drejtave njerëzore, vecanërisht rreth të drejtave LGBT, cështjet e këtij komuniteti dhe praktikat e avokimit. Ne do të donim të falemnderojmë të gjithë mbështetësit aktual dhe të së kaluarës (padyshim dhe ata të së ardhmes) për besimin e tyre në vizionin tonë për përmirësimin e jetës së komunitetit LGBT në Kosovë.

Vizioni i CEL-it është një shoqëri kosovare e cila njeh dhe aplikon të drejtat LGBT sikurse të drejta fundamentale njerëzore dhe është e lirë nga cdo lloj diskriminimi dhe dhune

Misioni i CEL-it është fuqizimi i komunitetit LGBT në Kosovë, parandalimi i diskriminimit të bazuar në orientim seksual, duke rritur vetëdijen e popullatës së përgjithshme rreth cështjeve LGBT, si dhe duke avokuar për të drejta të barabarta, implementim dhe përmisim të ligjeve të Kosovës.

Synimi i përgjithshëm - Fuqizimi i komunitetit LGBT për kërkimin e të drejtave të tyre, avokimi rreth implementimit të ligjit dhe pranimin e gjërë të këtij komuniteti nga ana e shoqërisë së përgjithshme