Qendra ofron një strehë të sigurtë dhe hapsirë mikpritëse, ku anëtarët e komunitetit mund të mblidhen dhe të diskutojnë lirshëm, apo edhe vetëm të kalojnë kohë së bashku e të njihen më mirë mes veti. Materialet me burime të ndryshme janë në shërbimin e tyre; anëtarët kanë casje në librat me temë LGBT, revistat, broshurat, si dhe casje në internet, coftë për kënaqësi apo informim.