Në shoqërinë kosovare nuk ka shumë lesbike apo biseksuale të cilat kanë dalur hapur si të tilla. Kjo, gjithashtu, është pjesërisht pasojë e faktit që shoqëria jonë është heteronormative, dhe me këtë dalje, ato do diskriminoheshin për dy arsye, të qenurit lesbike/biseksuale dhe grua. Duke pasur parasysh këtë fakt dhe ambicien për të angazhuar sa më shume femra në aktivitetet tona të fuqizimit, CEL-i organizon mbrëmje lesbikesh/biseksualesh në qendrën tonë. Temat kryesore të diskutimit janë qështjet dhe problemet me të cilat ato përballen cdo ditë, mënyrat e lehtësimit të problemeve, si dhe dispozitat e udhëheqjes nga femrat lesbike/biseksuale në Kosovë.