Një ndër aktivitetet tona më të cmueshme rreth fuqizimit te komunitetit ështe mbrëmja e filmit. Dy herë në javë shfaqim filma me tematikë LGBT, të përkthyera në Shqip nga CEL-i. Filmat gjithmonë pasohen nga një debat i gjallë rreth cështjeve të filmit, me theks të veqantë në prezantimin e praktikave më të mira që do mund të përdoreshin nga komuniteti ynë, për të shmangur përvojat e kqia dhe përfituar nga ato të mirat, në situata të ngjajshme.

Mbrëmjet e filmit, gjithashtu ofrojnë dhe një mundësi të madhe për të rritur përpjekjet tona në fushën e avokimit, pasi që shumë shpesh anëtarët e komunitet vinë të shoqëruar nga shokët e tyre heteroseksual apo nga anëtarët e familjes. Shumë nga ta janë bërë vullnetarë dhe mbështetës të CEL-it.