Konferenca e parë regjionale e lezbikeve u organizua nga CEL-i në Prishtinë, në Qeshor 2014, ku morrrën pjesë shumë përfaqësues të shteteve përëndimore të Ballkanit. CEL-i, gjithashtu ka qenë bashkë-organisuese në shumë konferenca tjera, ku kanë marrë pjesë sikurse anëtarët e komunitetit LGBT, publiku i përgjithshëm, ashtu edhe organizatat e ndryshme qeveritare, me misionin e përmirsimit të situatës së këtij komuniteti në Kosovë. CEL-i do vazhdojë të marrë pjesë dhe organizoi konferenca me tematika që prekin mirëqenien dhe pozitën e komunitetit tonë në Kosovë.