CEL organizon diskutime grupore me qëllim të nxitjes së debateve brenda komunitetit LGBT në Kosovë, ofrimit të mundësive anëtarëve të komunitetit për diskutimin e cështjeve shoqërore dhe temave tjera relevante, si dhe ngritjes së vetëdijes së komunitetit rreth këtyre cështjeve. Diskutimet grupore mundësojnë përfshirjen e secilit anëtar, zhvillimin e mendimit kritik, bashkëpunimit efektiv, si dhe krijimit të një atmosfere mbështetëse mes anëtarve të komunitetit LGBT.