CEL do vazhdojë të rris angazhimin në këtë fushë aktivizmi me anë të organizimit të punëtorive e trajnimeve të ndryshme, me target-grupe specifike, sikurse gazetarë, avokatë, gjyqtarë, si dhe sigurues të kujdesit shëndetsor. Ne synojmë avokim të vazhdueshëm me të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë, me qëllim të sigurimit të një pozite më të mirë të komunitetit LGBT në Kosovë.