Hulumtimi në fushat me rëndësi për komunitetin LGBT është një fushë tjetër, në të cilën CEL-i do angazhohet fuqishëm, me fokus të veqantë në temat që lidhen me përmirsimin e ligjeve ekzistuese, implementimin e tyre, si dhe krijimin e partneriteteve me organizatat tjera për të bërë hulumtime regjionale të një niveli më të lartë, të cilat s'do ishin të mundura të kryhen vetëm nga ana jonë.
Ne ftojmë anëtarët e komunitetit LGBT në Kosovë të na kontaktojnë e të na sigurojnë informata në cfarëdo cështje që ata konsiderojnë të përshtatshme për hulumtim më të gjërë.