Fuqizimi i komunitetit LGBT

Qendra jonë, CEL synon adresimin e diskriminimit me të cilin përballen individët e komunitetit LGBT, duke siguruar një hapsirë të sigurtë për ta, dhe informata rreth cështjeve e të drejtave LGBT. Me anë të aktiviteteve të ndryshme e ligjëratave që mbahen në qendër, si dhe mbështjetjes që i ofrohet anëtarëve, ne synojmë të zhvillojmë vullnetin dhe guximin që kërkohet për mbrojtjen e këtyre të drejtave, dhe përfundimisht të adresojmë e të çrrënjosim homofobinë e brendshme nga komuniteti LGBT.

Ngritja e vetëdijes

Puna jonë në fushën e ngritjes së vetëdijes fokusohet në punën me komunitetin LGBT, si dhe me shoqërinë e përgjithshme. Synimi ynë është të ngrisim vetëdijen e komunitetit për të drejtat e tyre, të nxisim gadishmërinë e këtij komuniteti për të gëzuar këto të drejta, si dhe të ngrisim nivelin e vetëdijes së shoqërisë rreth respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT.

Avokimi / Lobimi

Synimi ynë si Qendër për Barazi e Liri është të ndikojmë në politikat publike, të forcojmë respektimin e ligjit, si dhe të thyejmë stereotipet ndaj komunitetit LGBT. Aktivitetet tona të avokimit përfshijnë të folurit publik, kampanjat në media, pjesmarrja në trupat qeveritarë, të caktuar për shtyrjen e të drejtave LGBT, si dhe lobimin në institucionet relevante rreth cështjeve të komunitetit.