Thirrje për aplikim

Thirrje për aplikim

Qendra për Barazi dhe Liri të komunitetit LGBT në Kosovë (CEL) ju fton që të aplikoni për pjesëmarrje në punëtorinë “Trajnimi për të rinj” e cila do të zgjasë 3 ditë dhe do të mbahet më 28-30 shtator, 2015 në Prishtinë. Gjatë kësaj punëtorie intensive, pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë që të fitojnë njohuri rreth të drejtave të komunitetit LGBT, sfidave me të cilat ballafaqohet ky komunitet, identiteteve gjinore, dhe çështjeve të tjera të ngjashme.  Përveç këtyre njohurive, pjesëmarrësit gjithashtu do ta kenë mundësinë që të mësojnë mënyra të ndryshme se si mund ta forcojnë dhe promovojnë kauzën e komunitetit LGBT.

Të interesuarit duhet ti përkasin grupmoshës 18-26 vjeç, dhe duhet ti dorëzojnë këto dokumente në e-mail adresën info@cel-ks.org, deri më 23.09.2015:

            1. CV

2. Letër motivimi

Ky trajnim mbështetet nga USAID dhe ATRC.

I mirëpresim aplikimet tuaja, dhe ju urojmë sukses!

Stafi i CEL