Thirrje për Aplikim: Trajnim me Student të Psikologjisë

Qendra për Liri dhe Barazi për komunitetin LGBT në Kosovë (CEL) bënë thirrje për aplikim, për pjesëmarrësit e interesuar për punëtorinë “Trajnim për Student të Psikologjisë”. Punëtoria do të zgjas 3 ditë dhe do të mbahet nga 29 Shtatorë deri me 1 Tetor 2017 jashtë Prishtinës. Punëtoria do të përfshij informacione të shkurtra lidhur me çështjet LGBTI në botë dhe informacione nga Kosova; po ashtu mënyra të ndryshme të qasjes së psikologëve ndaj komunitetit dhe çështjes LGBTI në përgjithësi.

Të gjithë të interesuarit duhet të  dërgojnë dokumentacionin e tyre në email adresën info@cel-ks.org, dhe jo më vonë se 24 Shtator 2017:

1. CV

2. Letër motivuese

Ky trajnim është aktivitet I projektit  “Improving the position of LGBT community in Kosovo” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.  

Jeni të mirseardhur te aplikoni dhe ju urojmë shumë fat!